
SPAK ka arrestuar ish-kreun e ARRSH Evis Berberi dhe dy biznesmenë, Valter Begaj dhe Ervis Lame të akuzuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Sipas SPAK, Evis Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë 6 tendera kompanisë që ai ka pasur në zotërim indirekt duke përfituar një shumë gati 2.3 milionë euro
Mësohet se po verifikohen tendera të tjerë pasi dyshohet se nuk janë vetëm 6, të cilët tashmë janë vërtetuar. Prokurorinë e ka ndihmuar kontrolli që është bërë disa ditë më parë në banesën e Berberit, ku edhe janë gjetur edhe provat.
Masa është dhënë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, ndërsa verifikimi do të bëhet të shtunën. Po ashtu, dyshohet se ka tendera të dhëna nga institucione të tjera si nga Ministria e Infrastrukturës.
Lini një Përgjigje