TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Mars 2024, 10:01

U arrestua nga SPAK, Berberit i gjenden piktura të shtrenjta dhe shuma të madha parash në shtëpi: S’i kam blerë, i kam bërë vetë

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua nga SPAK, Berberit i gjenden piktura të shtrenjta dhe shuma
Evis Berberi

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, i cili u prangos ditën e djeshme, disa orë pasi doli nga zyra e tij, nën akuzat për pastrim parash dhe korrupsion.

Ndërkaq, në kuadër të këtij hetimi konfirmohet dhe një tjetër urdhërarrest për bisnesmenin Valter Begaj.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij nga agjentët e BKH-së dhe SPAK, mësohet se drejtorit të ARRSH-së i janë gjetur disa piktura me vlerë mijëra euro, si edhe një shumë e konsiderueshme parash.

Piktura e gjetura janë konsideruar si ryshfet nga SPAK, por Evis Beberi është “hequr” si artist duke pohuar se i kishte bërë vetë ai dhe se nuk ishin blerë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve në banesë, i janë sekuestruar dhe një sërë sendesh personale si celularë, laptop, USB, dhe dokumente. Kontrolle ka pasur dhe në zyrën e tij në Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Arrestimi

Berberi ka qenë në krye të detyrës dhe është prangosur vetëm disa orë pasi ka dalë nga zyra.

Nga të dhënat rezulton se hetimi i nisur disa kohë, ndërsa SPAK ka dalë në konkluzionin se Berberi ka konsumuar veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

SPAK ka zbarkuar jo vetëm në zyrat e ARRSH por edhe në banesën e tij. Në këtë banesë është gjetur një shumë parash, por janë sekuestruar edhe disa piktura me vlera të konsiderueshme që janë konsideruar si ryshfet.

Pritet që në orët në vijim të ketë detaje në këtë arrestim, por edhe me dosjen penale apo të dhënat që lidhen me veprat penale.

Ka patur disa çështje që janë marrë në shqyrtim, njëra prej tyre lidhet me faktin se Berberi ka abuzuar me fondet e një tenderi që kishte të bënte me mirëmbajtjen e serverit ARRSH, një tender ku i është përfshirë është edhe një i afërm i tij, i cili ka marrë miliona për mirëmbajtjen e serverave.

Në sitën e SPAK kanë kaluar edhe disa tendera që kanë të bëjnë me rrugët!/ Ora News

Akuzat ndaj tij:

Shpërdorim detyre, mashtrim me projektin e rrugës, mashtrim teknik, mashtrim e falsifikim me procesin e mbikëqyrjes së punimeve, kryer në bashkëpunim.

Kush është ish-drejtori i ARSH, Evis Berberi, që riprojekton për herë të disatë të njëjtin studim?

Evis Berberi rezulton pronar me 20 për qind të kapitalit të firmës “DAAM shpk” nga 14 Shtatori 2018 deri më 31 Janar 2019.

Vetë Berberi prej vitesh ka qenë shumë pranë ministres Balluku, si kur ishte drejtues i Prokurimeve në ALBCONTROL në vitet 2013-2019 e më pas edhe Këshilltar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës apo drejtor i Agjencisë së Efiçencës së Energjisë, deri më Qershor 2021 kur kaloi në krye të Autoritetit të Rrugëve. Në gjithë këto poste Berberi është “kujdesur” që shumë fonde të shkojnë drejt kompanisë së tij private, “DAAM shpk”.

 

Lini një Përgjigje