TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Mars 2024, 09:33

Presidenti Begaj uron Ditën e Verës: Mbarësi në çdo familje shqiptare!

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti Begaj uron Ditën e Verës: Mbarësi në çdo

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar shqiptarët me rastin e “Ditës së Verës”. Begaj ndau elementet tradicionale të kësaj feste, e cila kremtohet në të gjithë vendin për të lajmëruar ardhjen e pranverës.

Kreu i Shtetit risolli në vëmendje mënyrën se si kjo festë pritej në vendlindjen e tij në të gdhirë të datës së 14 Marsit, kur fëmijët lajmëronin ardhjen e stinës së pranverës.

“Në fëmijërinë time, 14 Marsi niste me të vegjlit që shpërndanin në çdo shtëpi një plis me grurë të sapombirë, degë ulliri dhe degë lule kumbulle. Kjo bëhej për të uruar një pranverë të begatë, të paqtë dhe të gëzuar. Mbarësi, begati dhe gëzim sjelltë kjo festë në çdo shtëpi shqiptare”, shkruan Presidenti i Republikës në Facebook.

Lini një Përgjigje