TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Mars 2024, 07:29

Temperatura deri në 21 gradë Celcius, mësoni si do të jetë moti sot

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 21 gradë Celcius, mësoni si do të

Kushtet atmosferike do të përmirësohen dukshëm në pjesën më të madhe të vendit, pro dominante do të jenë kthjellimet dhe vranësirat e lehta.

Përjashtim bëjnë zonat përgjatë shtrirjes Lindore nga Puka deri në Korçë, ku vranësirat do të jenë disi më të dendura duke rrezikuar reshje të pakta shiu.

Orët e pasdites dhe në vijim, do të sjellin përmirësim të motit edhe në këto zona dhe për pasojë i gjithë territori i vendit do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 21°C vlera më e lartë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Lini një Përgjigje