TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Mars 2024, 04:34

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, lëkundjet ndjehen edhe në

Lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë në Shkodër, Lezhë dhe Tiranë rreth orës 04:15 minuta të mëngjesit të 14 Marsit.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Malin e Zi, pranë kufirit me Bosnje Hercegovinën.

Mësohet se tërmeti ka qenë me intensitet 5.7 rihter.

Goditjet e forta janë ndjerë në disa shtete të rajonit duke përhapur frikë dhe panik.

"Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 72 kilometra nga Podgorica dhe 28 kilometra nga Nikshiqi”, shkruan Pobjeda.me.

Dridhjet e tërmetit janë ndier dhe në Kosovë.

Ndërkohë siç vë në pah Vijesti.me, Instituti Sizmologjik nuk ka publikuar ende detaje rreth tërmetit, dhe vlerësimet nga faqet ndërkombëtare të tërmeteve janë se forca është midis 5.1 dhe 5.4 gradë.

Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale. 

Lini një Përgjigje