
Gazetarja Anila Hoxha, zbuloi një detaj të rëndësishëm në hetimet e çështjes 21 Janari, çështje që do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.
E ftuar në emsionin “Top Story”, Hoxha tha se gëzhojat që janë qëlluar atë ditë drejt protestuesve, ku humbën jetën katër prej tyre dhe u plagosën disa të tjerë, fshiheshin me fshesë.
Sipas saj gëzhoja është kthyer në heroinën e kësaj historie pasi në bazë të një ekspertimi, mund të përcaktohet se nga cila armë është qëlluar.
“Shqipëria i është drejtuar amerikanëve për ndihmë, drejtësia shqiptare nuk mori një përgjigje. Dua të kujtoj një sërë provash për dëmtimin e të vërtetës, pati persona të tjerë të dyshuar, edhe zyrtarë të qeverisë.
Në kryeministri ka pasur të vendosura 19 kamera, ndërsa ditën e tragjedisë ishin 11 të tilla. Rezultonte se 9 të tilla nuk punonin. Ekspertiza vërtetoi se këto kamera ishin fshirë pas 21 janarit.
Pas tragjedisë së 21 Janarit mbaj mend se si u administrua vendngjarja, gëzhojat fshiheshin me fshesë, ka qenë një prokurore që administronte, por ishte shumë pak. Ishte shumë e vështirë të flisje me efektivë të gardës.
Ka pasur një përplasje mes Prokurorisë dhe policisë në atë kohë”, tha gazetarja. Mungesa e vëmendjes në këto gëzhdoja, sipas Hoxhës, është thelbësore në zhvillimin e hetimeve, sepse nuk kemi ende autorë se kush vrau dhe kush plagosi, për sa kohë provat nuk treguan se nga cilat armë u qëllua. Gëzhoja është kthyer në heroinën e kësaj historie”, thotë ajo.
Lini një Përgjigje