TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2024, 22:50

Evis Berberi drejt prangave? Jep dorëheqjen nga kreu i ARRSH

Shkruar nga Pamfleti
Evis Berberi drejt prangave? Jep dorëheqjen nga kreu i ARRSH
Evis Berberi

Pak ditë më parë agjentët e BKH zbarkuan në banesën e Berberit...

Largohet nga detyra drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi. Mësohet se ai ka dhënë dorëheqjen nga ky post pak ditë më parë, ndonëse ende nuk ka një komunikim zyrtar.

Por burime nga Prokuroria e Posaçme pohojnë se rreth dy javë më parë, SPAK kishte nisur ndaj Berberit një hetim, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018. 

Por mësohet se hetime kanë nisur dhe për aferat me rrugët. "Pamfleti" raportoi më herët se Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal për Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe ka nisur hetimin për shkelje të barazisë në tendera dhe abuzime me tenderat.

Më 17 shkurt 2024, një ditë pas shembjes së rrugës “Korçë-Ersekë”, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion do të deklaronte nisjen e hetimit dhe regjistrimin e procedimit penal ndaj kompanive “A & E ENGINEERING” me aksionere Entela Çano dhe kompanisë “A.N.K” me pronar Agim Kola.

Akuzat ishin të qarta; Shpërdorim detyre, mashtrim me projektin e rrugës, mashtrim teknik, mashtrim e falsifikim me procesin e mbikëqyrjes së punimeve, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, një ditë pas regjistrimit te procedimit penal dhe nisjes së hetimit ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve (ARRSH), Evis Berberi, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, zbarkuan në 3 banesat e Drejtorit të Autoritetit Rrugor, duke sekuestruar dokumente, kompjuter, 2 telefona dhe 3 USB, ku besohet se ka prova dhe për afera me rrugët e tjera. Si duket kjo e ka detyruar të dorëhiqet.

 

Lini një Përgjigje