Pas zhdukjes së provave, agjentët e BKH zbarkuan në 3 banesat e Drejtorit të Autoritetit Rrugor, Evis Berberi, ku sekuestruan dokumente, kompjutër, 2 telefona dhe 3 USB, por hetimi i SPAK është i mangët, pa sekuestrimin e telefonave e kompjuterëve të ish-deputetit të PS, Ndue Kola dhe vëllait të tij Agim Kola, pronarë të firmës ndërtuese “A.N.K Sh.p.k”...
Kurrikulat e Magjistraturës, logjika e hetimit dhe praktika e botës së krimit, parashikojnë që për të fshehur gjurmët dhe provat e krimeve, autorët bëjnë krime të tjera zinxhir, deri sa krijojnë bindjen te vetja, se nuk ka mundësi për t’i zbuluar
Kështu kanë vepruar pas shembjes së rrugës Korçë-Ersekë, Drejtori i Përgjthshëm i Rrugëve, Evis Berberi, dhe ish-deputeti i PS, Ndue Kola, pronari i firmës “A.N.K Sh.p.k”, i cili po ndërton këtë rrugë, me një fond 3 herë më të lartë se kostoja reale.
Veprimi i tyre i përbashkët, për të fshehur krimin financiar e teknik të shëmbjes së kësaj rruge duke zhdukur provat, u bë më 18 shkurt 2024, duke hequr mbetjet.
Fakti është ky: Më 17 shkurt 2024, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nisi hetimin dhe regjistroi procedim penal ndaj drejtorit të Autoritetit Rrugor, Evis Berberi dhe vëllezërve Kola, pronarë të firmës kontraktore “A.N.K Sh.p.k”.
Akuza e ngritur është shpërdorim dytyre, mashtrim me projektin e rrugës, mashtrim teknik, mashtrim e falsifikim me procesin e mbikëqyrjes së punimeve, kryer në bashkëpunim mes drejtorit Ervis Berberi dhe ndërtuesve Ndue e Agim Kola.
Një ditë pas nisjes procedimit penal e nisjes së hetimit, Drejtori i Përgjithshm i Rrugëve, Evis Berberi, dhe ish-deputeti i PS, Ndue Kola, pronari i firmës “A.N.K Sh.p.k”, organizuan largimin mbetjeve të rrugës së shembur Korçë-Ersekë, për të fshehur krimin e përbashkët.
Kur shkuan hetuesit e BKH te vendi i krimit në rrugën e shembur, nuk gjetën asnjë provë të mbetjeve; nëpërmjet të cilave ekspertët do zbulonin shkaqet reale të shembjes, sepse ato ishin hequr nga autorët e krimit.
Zhdukja e provave të shembjes së rrugës Korçë-Ersekë, u lejua nga Policia e Qarkut të Korçës, megjithëse me kërkesë të SPAK-ut, ishte rethuar me shirit pjesa e shembur dhe e kishte marrë në ruajtje si “Zonë krimi”.
Por Babloku dhe hajdutët që kanë pushtetin e vjedhiën bashkë me oligarkët, janë më të fuqishëm se policia e lejohen të zhdukin provat e krimit që marrin tenderët dhe lejet e ndërtimit të rrugëve, kullave e resorteve.
Siç vepruan me mbetjet e pallateve të shëmbura nga tërmeti e 26 nëntorit 2019 në Durrës ku u vranë 25 njerëz; ku Babloku, Vangjush Dako, Sadri Abazi, Milo Gjikuria, Bashkim Ulaj etj., i hoqen rrënojat para se të shkonin ekspertët e prokurisë.
Pas zhdukjes së provave në rrugën Korçë-Ersekë, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, zbarkuan në 3 banesat e Drejtorit të Autoritetit Rrugor, Evis Berberi, ku sekuestruan dokumente, kompjutër, 2 telefona dhe 3 USB, ku ka prova dhe për afera me rrugët e tjera.
Por hetimi duket i mangët, sepse SPAK nuk ka urdhëruar kontroll në banesa dhe zyrat e kompanisë ndërtuese “A.N.K Sh.p.k”; dhe nuk u ka sekuestruar tefefonët e kompjuterët ish-deputetit të PS, Ndue Kola e vëllait të tij Agim Kola, pronarë të firmës./Pamfleti
Lini një Përgjigje