
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin makabër në Shanavlash të Durrësit, ku një 19-vjeçare vrau babain e saj.
Krimi u fsheh, ndërsa u raportua se 50-vjeçari ishte zhdukur pa gjurmë. Krushku i familjes Meta, (kishte marrë vajzën e madhe të viktimës për djalin) tha se vajza e tij nuk mund të vriste dot një pulë dhe jo më babain e saj.
Ai tha se nuk kishin asnjë dyshim për problemet në familje.
“Pëllumbi ka qenë zotëri burrë. Ka vite që është vendosur këtu. Ka pasur një familje të mirë. Vetë ka qenë shumë i mirë. Ai punonte roje tek një varrezë makinash. Ai ka dy çuna dhe dy vajza, unë jam krushku.
Unë jam krushku, ka dy çuna dy vajza. Një nga vajzat e ka djali im. Ne e njohim për familje shumë të mirë. Nuk kemi pasur ansjëlloj dyshimi për konfliktet që ka në shtëpi. Për zhdukjen ka rreth 2 javë që na kanë thënë. U interesuam pyesnim nëse është gjetur. Më vonë kemi marrë vesh se është gjetur makina te Parku Rinia. Ndërsa sot na njoftuan se është gjetur.
Nuk dua të futem në këto çështje. Hygerta është një engjëll, nuk mund ta vriste dot babain e saj. Ajo nuk mbyt dot një pulë, jo njeri. Sesi e ka pranuar ajo nuk di se çfarë të them. Vajza ka qenë shumë e mirë, studente, e respektuar. Nuk më shkon mendja fare që ta bëjë këtë veprim. Ia kanë lënë vajzës, ku di unë”, tha ai.
Po ashtu mësohet se 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra në kasollen e bagëtive dhe me pas është varrosur në oborr.
Lini një Përgjigje