Të paktën 3 urdhër arreste me burg mes të cilëve edhe biznesmeni Valter Begaj, janë firmosur nga GJKKO me kërkesë të organit të procedurës pasi ky i fundit ka zbardhur disa paligjshmëri.
Në pranga ka rënë edhe Ervis Lami, ku i fundit administrator i kompanisë "B-VAAL", "ENG-10", tani "DAAM".
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi është arrestuar në orët e mbrëmjes së djeshme me kërkesë të SPAK.
Të paktën 3 urdhër arreste me burg mes të cilëve edhe biznesmeni Valter Begaj, janë firmosur nga GJKKO me kërkesë të organit të procedurës pasi ky i fundit ka zbardhur disa paligjshmëri.
Atij i janë gjetur dhe sekuestruar në banesë edhe shuma parash e sendesh me vlerë. SPAK nisi javët e fundit hetim ndaj Berberit, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018, dhe dyshohet për transferim fiktiv me qëllim që të shmangte konfliktin e interesit, pasi do të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Lini një Përgjigje