SPAK ka arrestuar mbrëmjen e djshme kreun e ARRSH, njeriun e afërt të Ballukut dhe Ramës, Evis Berberi.
Akuzat për të janë shumë të rënda që nga korrupsioni e pastrimi i parave.
Por të gjithë e mbajmë mend videon e famshme në rrugët e Vlorës kur vetë kreu i qeverisë Edi Rama dhe zëvendësja e tij Balluku, shoqëruar me “ceremoni” e regji kamerash nga Berberi parakalonin si triumfatorë nëpër një rrugë të sapo shtruar me asfalt.
Ishte segmentet Dukat-Dhërmi.
Deri këtu nuk ka ndonjë çudi sepse, si në çdo regjim autokratik, ai që është në krye thjesht tallet. Inspektimi i rrugës që u inskenua ishte si filmimi i një spoti publicitar që rreket ti mbush mendjen publikut se qeveria punon.
Po ti shohësh të tre personazhet që figurojnë në videon e shpërndarë në rrjetet sociale të kryeministrit në atë kohë, i shikon se ata janë të pajisur me nga një mikrofon dhe me kameramanë gjithandej sikur te ishte bërë nami.
Nuk do ta sillnim në kujtesë këtë video nëse një ditë më parë njëri prej këtyre personazheve te këtij filmi reklame të jetë arrestuar për abuzim me detyrën dhe me fondet publike.
Lini një Përgjigje