Mbrëmjen e djeshme u arrestua kreu i ARRSH, Evis Berberi pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Berberit disa ditë më parë iu kontrollua dhe banesa ku iu sekuestruan qindra mijëra euro dhe sende me vlerë, mes tyre piktura.
Ndërkohë SPAK pritet të dalë me një njoftim zyrtar.
Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021.
Ai ishte një drejtorët më të rëndësishëm dhe me peshë të ministrisë së drejtuar nga Belinda Balluku. Hera e fundit që u shfaq krah ministres ishte në 20 shkurt në ndjekjen e ecurisë së punimeve në aksin Elbasan-Qafë Thanë që po zgjerohet.

Pas Berberit, janë firmosur edhe 2 urdhër-arreste me burg për biznesmenët Valter Begaj dhe Ervis Lame. Berberi është arrestuar pasi akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion pasiv. Ai ka qenë deri dje në krye të detyrës, ndërsa në mbrëmje u njoftua dorëheqja e tij. SPAK nisi javët e fundit hetim ndaj Berberit, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018.
Ndërkohë Ervis Lame rezulton të jetë administrator i kompanisë DAAM, kompani supervizimi punimesh, e cila aktualisht është në pronësi 100% të Valter Begajt. Kjo kompani më parë ka qenë në pronësi të Evis Berberit. SPAK dyshon thotë se kemi të bëjmë me një shitje fiktive të kompanisë nga Berberi, pasi ai do të emërohej drejtor i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë si dhe koordinator i projektit për punimet që u zhvilluan në Spitalin e Ri Rajonal Memorial në Fier, para se të bëhej drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar në qershor 2021.
Lini një Përgjigje