TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Mars 2024, 12:52

U arrestua nga SPAK, Evis Berberit iu gjetën në banesë 40 milionë lekë të vjetra

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua nga SPAK, Evis Berberit iu gjetën në banesë 40

Agjentët e SPAK dhe BKH kanë bastisur banesën e ish-kreut të ARRSH i cili u arrestua pas akuzave për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan një sërë sendesh personale si celularë, laptop dhe dokumente.

Gjithashtu, Evis Berberit iu gjet në banesë një shumë parash prej rreth 40 milionë lekësh të vjetra. Berberit iu gjetën edhe disa piktura me vlerë mijëra euro të cilat janë konsideruar si ryshfet nga SPAK.

Ish-kreu i ARRSH është “hequr” si artist duke pohuar se i kishte bërë vetë ai dhe se nuk i kishte blerë. Bëhet me dije se kontrolle ka pasur dhe në zyrën e tij në Autoritetin Rrugor Shqiptar.

 

Lini një Përgjigje