
Elton Kërluku është rikonfirmuar në krye të hetimit financiar pranë Prokurorisë Speciale. Kërluku garoi më parë për kreun e BKH-së, po në fazën finale, mes kandidatëve që kaluan të gjitha procedurat, komisioni i SPAK vendosi që drejtimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit t’i besohej Joni Ketës.
Hetimi financiar u konsiderua si prioritet nga kreu i ri i SPAK-ut, Klodian Braho, që morri drejtimin e Prokurorisë Speciale, në datën 19 dhjetor, duke pasuar në këtë funksion Altin Dumanin.
Nga momenti kur Joni Keta mori drejtimin e BKH-së dhe Braho atë të SPAK, Kërluku është i pari ndër zyrtarët që është rikonfirmuar në funksionin e tij, që e ka drejtuar edhe më parë.
Hetimi financiar ka rekrutuar së fundmi disa hetues, duke rritur ndjeshëm numrin e personave që hetojnë pasuritë e zyrtarëve të lartë, apo kalojnë në filtër pasuritë e atyre subjekteve që janë në ‘radarin’ e SPAK.
Lini një Përgjigje