TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Dhjetor 2025, 07:04

Reshje shiu dhe dëbore, si ndryshon moti gjatë ditës së martë

Shkruar nga Pamfleti

Reshje shiu dhe dëbore, si ndryshon moti gjatë ditës së

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë vendin.

Reshjet parashikohet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe në jugperëndim të vendit.

Në Alpe e relievet malore në verilindje-lindje-juglindje duke filluar prej orëve të pasdites reshje bore me intensitet të ulët.

Reshje shiu dhe dëbore, si ndryshon moti gjatë ditës së

Reshje shiu dhe dëbore, si ndryshon moti gjatë ditës së

Gjithashtu parashikohet mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregtdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 12m/s .

Valëzimi në det parashikohet i forcës 2-3 ballë.

moti parashikimi e marte

Lini një Përgjigje