TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Dhjetor 2025, 21:55

"Sot dita e 100 e mandatit të qeverisë", Lutfi Dervishi: E kanë zënë 99 skandale

Shkruar nga Pamfleti
"Sot dita e 100 e mandatit të qeverisë", Lutfi Dervishi: E
Lutfi Dervishi

Gazetari Lutfi Dervishi, duke folur për rastet e shumta të korrupsionit në vend deklaroi se sot në 100 ditët e para të mandatit të qeverisë “Rama”, ajo përballet me 99 skandale.

“Është dita e 100 dhe duket se e kanë zënë 99 skandale. Po të përmend vetëm tre që po t'i dëgjosh me vëmendje do të mbash kokën me duar. Po njëra prej të cilëve që më duket shumë e rëndë është urimi i departamentit të shtetit me 28 nëntor dhe mendoj që kjo domethënë është gjëja më e rëndë që i ka ndodhur kësaj qeverie. Pra përmendja e karteleve të drogës dhe e bashkëpunëtorëve të tyre në ditën e urimit një vend anëtar i NATO-s. E dyta është kursi i përplasjes që ka marrë me SPAK-un me drejtësinë. Po ndërkombëtarët si të thuash janë skalioni i dytë. Është drejtësia përpara SPAK dhe është në kurs përplasje”, tha ai në A2 CNN.

I pyetur për protestën e sotme të opozitës Dervishi theksoi se ajo vuan nga protagonizmi individual dhe egoja politike, çka sipas tij e dobëson reagimin e përbashkët.

Të flasim tani për pluralitetin e opozitës. Opozitës. Ka një lloj egoje edhe një lloj protagonizmi të gjithsecilit për të peshuar veten dhe mendoj që është pak e gabuar sepse peshën e bënë pak a shumë më 11 maj edhe pse peshorja ishte jo fort e saktë në kuptimin po t'i referohemi raportet OSBE ODIHR. Pra u shuhet vija e partisë me shtetin, ndërhyrja e krimit të organizuar, intimidimi, blerja”, shtoi ai.

Duke u ndalur te protesta e Shqipëria Bëhet, Dervishi u shpreh se shembulli i Adriatik Lapajt dhe të rinjve që kanë qëndruar me për ditë të tëra përballë Kryeministrisë, mund të kishte frymëzuar edhe partinë më të madhe të opozitës.

Po do të ndalësh në një moment interesant. Lapaj madje jo vetëm dinamizmin e së shtunës, por dhe qëndrueshmërinë që ka treguar këto 13-14 ditë. Pra të rinj që qëndrojnë 24 orë, 5, 10, 15, 20, sa janë përballë kryeministrisë dhe mendova që sot diçka të ngjashme do të ketë frymëzuar dhe partinë më të madhe të opozitës për një lloj qëndrese, gjë që nuk vjen.  Ajo çfarë është emëruesi i përbashkët në fakt i të gjithë opozitave, përfshi dhe zotin Qorri është fakti që sot pikërisht është dita e 100 e mandatit të qeverisë. Është dita e 100 dhe duket se e kanë zënë 99 skandale”, përfundoi ai.

qeveria skandale korrupsioni

1 Komente

  1. q
    qeveriu

    e paska bere 1 dite pushim.

    Lini një Përgjigje