Një protestues në tubimin e Partisë Demokratike para Kryeministrisë është djegur nga flakët e molotovëve që janë hedhur drejt Kryeministrisë.
Një incident është shënuar gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë, kur një protestues u godit nga një molotov që shpërtheu pranë këmbëve të tij.
Personi u mbulua nga flakët për disa sekonda, por menjëherë reagoi duke u larguar me vrap.
Ai fillimisht është afruar për të lëvizur molotovin e hedhur para gardhit të krijuar nga policia, po lënda plasëse shpërtheu për pak sekonda.
Më pas ai është ngritur nga zjarri dhe për të shpëtuar, ndërsa koka i kishte marrë flakë.
Po ashtu, njëri prej efektivëve të policisë e ka shpëtuar duke i hedhur tymëse për fikjen e zjarrit.
Po ashtu në protestë mbetën të lënduar dy efektivë policie.
Lini një Përgjigje