TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Dhjetor 2025, 22:36

“PS të shpallet organizatë kriminale”, Bushati: Këtë vend e qeveris mafia

Shkruar nga Pamfleti
“PS të shpallet organizatë kriminale”, Bushati:
Andi Bushati

Analisti i njohur Andi Bushati thotë se dosja e AKSHI-t zbuloi jo vetëm vjedhjen e miliona eurove me tendera të paracaktuar por se në këtë vend ligjin e bën mafia.

I ftuar në studion e ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Bushati tha se dosja provon se jetojmë në një shtet fashist dhe se Rama i kishte dhënë mandatin Ergys Agasit për të urdhëruar drejtuesit e lartë të shtetit.

Nuk është kriminel ordiner, një njeri që thërret dhe jep urdhra drejtoreshës së AKSHI-t, deputetëve, shefes së SHIK, shefes së Hipotekave. Nëse thërret të gjithë shtetin dhe shpërndan urdhra, ty dikush ta ka dhënë këtë mandat.

Nga pikëpamja e fakteve dosja tregon jo që jemi shteti diktatorial, por shtet fashist. Sepse vjedhja e tenderave edhe si 5D, ok të marrin lekët për vete. Por të shkosh e të marrësh peng atë që të pengon në vjedhje. Kjo tejkalon vjedhjen. Pastaj kur bashkë me pengmarrësit, banda e Çopjave. Kur në këtë thes, përveç hajdutëve, janë dhe Komisioni i Prokurimeve Publike, hipotekat, dhe SHISH, në çfarë xhungle jetojmë. Ne nuk jemi vetëm të vjedhur por jetojmë një vend ku ligjin e bën mafia”, tha ai.

Bushati vijon ti mëshojë tezës se PS duhet të shpallet e jashtëligjshme, organizatë kriminale.

Unë jam i bindur. Duhet nisur një lëvizje që kjo forcë politike të dalë jashtë ligji. Se sot ka marrë formën e një bande kriminale që dalin përditë në mëngjes për të rrëmbyer shqiptarët, për të rrëmbyer jo vetëm paratë por dhe njerëzit, për të korruptuar policinë e të na vjedhë të dhënat. Për çfarë mund të vlejë në një sistem normal një parti që mban në këmbë këtë sistem mafioz”, tha ai.

 

bushati rama krimi

2 Komente

  1. A
    Artan Marku

    Ne nje shoqeri demokratike, nuk permbyset shteti me dhune, sidomos ju analistet nuk duhet te ushqeni popullin me fraza te tilla, mos harroni qe: Ky burri I shtetit, qe quhet Edi Rama, ka bere edhe 2 gjera te mira, qe mendoj jane: Perballoj nje covid-19, populli yne do vdiste ne mase, por fale tij kaluam si komb. Administroj nje termet me te tmerrshmin ne europe, si dhe gjeti 1 milion euro investime e I solli ne shqiperi Perballoj krizen energjitike ne vend. Pra mire e keq, beri nje pune te mire, mos u merrni me kritika feminore, nejse thuajni dhe gjerat e mira, mos mo burrat e dheut vetem zi, zi.....uroj gjithe te mirat kombit tim.

    1. C
      Ceni i popullit

      Vetëm demokratik që NUK është ky lloj pushteti kriminal.

    Lini një Përgjigje