TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2025, 22:18

“Hajnajn tentuan 3 herë ta largojnë”, Karamuço zbulon detaje nga sherri për kreun e BKH: Luftë për emra, kreu i SPAK kërkon të lërë bishta pas

Shkruar nga Pamfleti

“Hajnajn tentuan 3 herë ta largojnë”, Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka hedhur dritë mbi përplasjet për kreun e Byrosë së Hetimit.

Sipas tij, zonjën Aida Hajnja kanë dashur 3 herë ta largojnë, por drejtuesit e SPAK nuk i kanë lejuar ndërkombëtarët.

Sipas Karamuços, po bëhet luftë e madhe që të vihet një njeri që është besnik i kreut të SPAK.

Ne nuk e kemi atë lloj hierarkie si FBI, që të impaltojm motamo FBI. E para nuk është Byro Kombëtare Hetimi, është Byro Shtetërore. Ne kemi pasur Shërbim Kombëtar Informativ dhe e kthyem shtetëror. Çfarë janë këta, janë OPGJ? Siç kemi OPGJ në prokurorit e thjeshta kemi dhe këta. Pse u themi e hetues? Çfarë organizmi ekstra kanë këta? Të gjitha këto elemente janë bërë objekt përplasje mes drejtuesve të BKH dhe drejtuesve të SPAK. Unë kam parë materialet sekrete të drejtueses së BKH, ka mungesë bashkëpunimi dhe ndarje të piketave se ku mbaron puna ime dhe ku fillon e jotja. 3 herë kanë dashur ta largojnë nga detyra zonjën Hajna dhe kanë qenë të huajt që kanë vënë veton. Pse të ndodhë kjo. Pse nuk e kanë dashur? Përplasjet e brendshme nuk janë parimore, janë për emra konkretë. Unë dua këtë, ti atë. Ti je prokuror. Sot drejtues, nesër prokuror i zakonshëm. Pse do lësh bisht ti, që të kontrollosh BKH. Pse thua e dua të brendshëm, këta nga jashtë çfarë janë?”, tha ai në “Top Story”.

Lini një Përgjigje