
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka komentuar procesin e nisur sot ndaj Sali Berishës. Në GJKKO nisi gjyqi për dosjen “Partizani”, proces që nis që në nisje me zvarritje.
Sipas Karamuços, ky është një proces shumë i rëndësishëm, sidomos për faktin që Berisha është “non grata”. Sipas tij, nëse ai del i pafajshëm, bie njëkohësisht edhe vendimi i SHBA për ta sanksionuar.
“Një rrëzim i procesit gjyqësor dhe një pafajësi e Berishës do të sjellë delegjitimimin e vendimit të marrë në SHBA. Njerëzit do perceptojnë që këta nuk kanë bërë vendimmarrjen e duhur dhe nuk ka korrupsion në familjen Berisha”, tha ai.
Lini një Përgjigje