TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Dhjetor 2023, 21:24

"Gjysma e qeverisë del tek SKY dhe Encrochat", gazetari zbulon detaje: 5-7% e policisë biseda me grupet kriminale

Shkruar nga Pamfleti

"Gjysma e qeverisë del tek SKY dhe Encrochat", gazetari zbulon

Gazetari Basir Çollaku tha se transkriptimet e ‘Encochat’ nuk kanë ardhur akoma në Shqipëri, pasi jemi akoma tek SKY.

Ai shtoi se ka rënë bomba në ministrinë e Brendshme sepse 5-7% e policisë janë të përfshirë në këto biseda me grupet kriminale.

“Transkriptimet e Encochat nuk kanë ardhur akoma në Shqipëri, jemi akoma tek SKY. Encrochat është shumë herë më i rëndë. SPAK ka dijeni. Ka rënë bomba në ministrinë e Brendshme sepse janë 5-7% e policisë e përfshirë në këto grup chate me grupet kriminale. Janë rreth 300 në të dhënat e para dhe janë shtuar me trefish.

Nuk u vijnë materialet ministrisë së Brendshme. Pse nuk e plotësojnë ministrat dhe kryeministrat formularin për këto dosje. E dimë ne dhe SPAK se gjysma e qeverisë është në ato biseda. Këta nuk e zhdukin dot, sepse këtë bazë nuk e ka ministria, origjinali është në Francë dhe Belgjikë dhe është dështim që të hiqet një fletë këtu apo aty”, tha gazetari Basir Çollaku për “Ora News”.

encrochat sky biseda

Lini një Përgjigje