TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Dhjetor 2023, 21:15

SPAK mori "peng" Elton Qynon 10 orë, gazetari: Pse janë alarmuar qeveria dhe policia nga dëshmitë e Nuredin Dumanit?

Shkruar nga Pamfleti

SPAK mori "peng" Elton Qynon 10 orë, gazetari: Pse janë

Gazetari Basir Çollaku tha se dëshmia e Nuredin Dumanit ka rrjedhur më shumë se çdokush tjetër.

Teksa ka komentuar marrjen në pyetje dhe kontrollin e banesës të gazetarit Elton Qyno, Çollaku u shpreh se prokuroria sillet sikur kanë kapur një anëtar të Hamasit dhe shtron pyetjen pse kaq të alarmuar për këtë dëshmi dhe cilët janë emrat që kanë ngritur policinë dhe qeverinë në këmbë.

“Dëshmia e Nuredin Dumanit ka rrjedhur më shumë se çdokush tjetër. Nuk ka qenë Qyno në këtë shpërthimin fillestar. Veprimet e SPAK-ut ndaj Qynos me një radikalitet veprimesh, sikur ai është ekip hetimore, edhe pse materialet nuk janë pjesë e dosjes. Prokuroria sillet sikur kanë kapur një anëtar të Hamasit. Pse kaq të alarmuar për këtë dëshmi dhe cilët janë emrat që kanë ngritur tërë policinë dhe qeverinë në këmbë?

Gazetarët duhet të jenë përballë prokurorët për mirë, sigurisht që kur cenohet siguria kombëtare, jemi në konsideratë. Bastisja e banesë dhe vendit të punës, më duket një ekzagjerim. Duket sikur SPAK do të bëjë një shpërthim të kontrolluar të çështjes”, tha gazetari për “Ora News”.

basir collaku elton qyno dumani

Lini një Përgjigje