TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Dhjetor 2023, 21:03

Alarmohet Veliaj, sulmon “Live” Artan Hoxhën; i përgjigjet gazetari: Po vepron si vrasës me pagesë, ka biseda dhe për ty te ‘Sky Ecc”!

Shkruar nga Pamfleti

Alarmohet Veliaj, sulmon “Live” Artan Hoxhën; i përgjigjet

Afera me inceneratorët ka tërbuar Erion Veliajn. SPAK i është afruar kryebashkiakut dhe ky i fundit tani është vënë në lëvizje, duke intimiduar të gjithë ata që i kanë dalë kundër.

Në televizionin e rreshtuar tanimë krah qeverisë, “ABC News”, ai ka sulmuar gazetarin Artan Hoxha. “Nuk intimindohem unë që më nxjerrin makinën e parkuar te bashkia, që njihen për lidhje me krimin dhe dalin në bisedat e Sky Ecc”, tha ai.

Por gazetari Hoxha i është përgjigjur po “Live”. Ai ka folur te Ylli Rakipi duke u shprehur se Veliaj po vepron si vrasës me pagesë, teksa tha se në “Sky Ecc”, ka biseda dhe për kryebashkiakun.

Mua nuk më mbron asnjë. Unë i kam dalë për zot kësaj pune. Ai sot kishte stisur një dalje. Në momentin kur kaluan 3 ditë dhe u duk sikur u harruar stisi një intervistë. Por aty pra është marrë me mua. Unë nuk jam as drejtor media, as jam te listëpagesa e inceneratorëve dhe listëpagesës së Bashkisë së Tiranës, që është furnitor i gjirizit në media. Dhe më thotë dal te SKY. Unëë kam dalë dhe e kam thënë që në 2020 me telefon në dorë, unë nuk e kam fshehur. Denoncimi i parë në Europë është bërë nga “Daily Express” ëshët bërë prej meje dhe unë jam dëshmitar në Belgjikë.

I them se nëse hapet SKY, do dalin që atë personat kanë folur me mua për Erion Veliajn. Mos i bjer shumë këtij shtegu se nuk i dihet ku të çon”, tha ai.

Lini një Përgjigje