TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Dhjetor 2023, 09:05

Gjyqi në SPAK, Fatmir Mediu përballet sot me dëshmitarët e “Gërdecit”

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi në SPAK, Fatmir Mediu përballet sot me dëshmitarët e
Fatmir Mediu

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur në GJKKO, ku do të mbahet seanca për Gërdecin.

Sot është thirrur për të dëshmuar për herë të parë edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha.

 I akuzuari kryesor në këtë proces është ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Plarent Ruka, Sokrat Papadhima, Liza Maksuti, Alma Zili e Anjola Agolli, pritet të japin shpjegime para gjykatës.

Anjola Agolli është ish-sekretarja e ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi, e cila para prokurorëve ka pranuar se për çështjen Gërdeci janë nisur fakse nga Ministria e Drejtësisë për Ministrinë e Mbrojtjes nga zyra e Drejtorisë së Kodifikimit.

Në procesin për Gërdecin, pritet të pyeten më pas pjesa e dytë e listës, ku përfshihen ish-zyrtarë dhe ushtarakë të pandehur më parë për çështjen, përfshirë edhe ish-shefin e Shtabit Luan Hoxha, i cili ndodhet jashtë Shqipërisë që prej vitit 2012.

 

fatmir mediu gërdeci spak

Lini një Përgjigje