TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Dhjetor 2023, 08:11

Altin Dumani dhe Behar Dibra pse jeni të paaftë e frikacakë t’i ngrini akuzë Lali Erit, nuk ju ka fajin Elton Qyno!

Shkruar nga Flamur Vezaj

Altin Dumani dhe Behar Dibra pse jeni të paaftë e frikacakë

Dumani, Dibra e Zeqiraj shkelët vijën e kuqe, ju doni BURIMET e Qynos e nuk merreni me ata që ju vjedhin çdo ditë!!

Altin Dumani e Behar Dibra, pse jeni ju të paaftë për të ruajtur sekretin, nuk ju ka fajin Qyno!

Altin Dumani e Behar Dibra, pse jeni ju të paaftë për të zbardh krimet, nuk ju ka fajin Qyno!

Altin Dumani e Behar Dibra, pse jeni të paaftë ju të kontrolloni vartësit tuaj, nuk ju ka fajin Qyno!

Altin Dumani e Behar Dibra, pse jeni të paaftë ju Që Ju gënjen i penduari Dumani, nuk ju ka fajin Qyno!

Altin Dumani e Behar Dibra, pse jeni të paaftë ju për të gjetur prova kundër atyre që ka dëshmu i penduari, nuk ju ka fajin Qyno!

Altin Dumani e Behar Dibra, pse jeni të paaftë ju e doni të shmangni hapur njerëz nga përgjegjesia penale, nuk Ju ka fajin Qyno!

Altin Dumani e Behar Dibra, Pse jeni të paaftë ju të ngreni akuzë ndaj atyre që mbështesin Suel Çelën, nuk ju ka fajin Qyno!

Altin Dumani e Behar Dibra, pse jeni të paaftë ju të gjeni Tao Çelën me shokë, nuk Ju ka fajin Qyno!

Altin Dumani e Behar Dibra, pse jeni të paaftë ju e tallet i penduari Dumani me ju, nuk ju ka fajin Qyno!

Altin Dumani e Behar Dibra, pse jeni të paaftë ju dhe favorizoni njerëz me pushtet, nuk ju ka fajin Qyno!

Altin Dumani e Behar Dibra pse jeni të paaftë e frikacakë t’i ngrini akuzë Lali Erit, nuk ju ka fajin Qyno! ……Etj etj etj…..

Ajo çfarë ndodhi sot është një këmban alarmi për të gjithë kolegët gazetarë jo vetëm të kronikës!

Për të zbuluar burimin e informacioneve të Qynos, prokurorët Dumani, Dibra dhe gjyqtarja Atalanta Zeqiraj terrorizuan Eltonin, bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e vegjël!

Për më shumë se 14 orë Dumani, Dibra dhe gjyqtarja Zeqiraj, morën peng Qynon, torturuan psikologjikisht, terrorizuan, shantazhuan, kërcënuan e deri edhe e fyen, vetëm e vetëm për të zbuluar burimin e informacioneve!

Gjate 14 orëve, Dumani, Dibra e Zeqiraj, terrorizuan fëmijët duke kontrolluar me dhunë shtëpinë e tij 60m2 (jo sa të prokurorëve e gjyqtarëve), dhomat e dy fëmijëve të vegjël, lodrat e tyre e më pas i bllokuan dy lodrat elektronike të fëmijëve në kërkim të burimit të informacioneve!

Dumani, Dibra e Zeqiraj, pas 14 orëve terror, në kundërshtim të çdo ligji kundër gazetarëve,  sekuestruan kompjuterin e bashkshortës së Qynos, që ky e përdorte për të shkruar lajme nga shtëpia, gjithë USB-t e letrat e printuara ku ndodhej emri i të penduarit Dumani, vetëm për të gjetur burimin e informacionit!

Dumani, Dibra e Zeqiraj në kundërshtim të çdo ligji, i sekuestruan kompjuterin e punës dhe gjithë dosjet që Qyno kishte në zyrën e tij të punës pa kursyer edhe file-t personale në kompjuter, vetëm per te gjetur burimin e informacionit!

Dumani, Dibra e Zeqiraj me ndihmën e agjenteve të Byros, arriten ti gjejnë me pajisje përgjimi Edhe telefonat ku Qyno i kishte fshehur duke ia sekuestruar, vetem për të gjetur kontaktet e tij dhe burimin e informacionit!

Të gjitha këto tortura në emër të sekretit hetimore, Dumani, Dibra e Zeqiraj i bënë vetëm për të gjetur “armikun” në mesin e tyre që Qynon dhe kolegët e tjerë i ndihmon me lajme dhe informacione!

Pritini në derë!
Dumani, Dibra e Zeqiraj shkelët vijën e kuqe, ju doni BURIMET e Qynos e nuk merreni me ata që ju vjedhin çdo ditë!!

Kolegë, mos prisni diçka tjetër, Qynon e terrorizuan vetëm pse bënte mirë punën e gazetarit dhe nuk ka asgjë tjetër! Thjesht duan t’i mbyllin gojën për t’i gjetur burimet dhe shantazhuar Qynon më pas!

KAQ! ASGJË TJETËR! NESËR RADHA JUAJ!

Eltonit dëmi ju bë, nesër ju e keni radhën!

Protestoni sot, që nesër të mos bëhet vonë!

Ata duan burimet tuaja!

elton qyno spak

Lini një Përgjigje