
Gazetari Eni Ferhati deklaroi se trafikantët shqiptarë kryesisht nga Amerika Latine megjithëse nuk funksionojnë si kartel i mirëfilltë kanë treguar sukses.
I ftuar në emisionin ‘Now’ në ‘Euronews Albania’, ai foli për Ervin Matën, i shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të SPAJK në kuadër të dosjes Metamorfoza, i cili siç tha ka bërë një jetë mes Shqipërisë, vendeve evropiane dhe Amerikës Latine dhe ka qenë konkurrent i fortë me personazhe të shpallur në kërkim për trafik të sasive të mëdha të kokainës.
“Ervin Mata sipas informacioneve ka pasur një jetë mes Shqipërisë dhe vendeve evropiane dhe ka informacione se është rezident në vende të Amerikës Latine. Ky personazh, para se emri i tij zyrtarisht të dilte në përplasjen mes Ervis Martinaj në ngjarjen e Bllokut, ka qenë në personazh i njohur në informacionet policore, njihej si njëri me tendenca në këtë aktivitet. Ka pasur një duel rivaliteti me eksponentë në shpallur në kërkim që janë sot në Dubai në konkurrencë për drogën që vjen nga Amerika Latine”, tha gazetari.
Lini një Përgjigje