TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Dhjetor 2023, 22:42

Pezullimi i marrëveshjes Rama-Meloni, Kikia: Kushtetuesja mund të jetë ndikuar edhe nga opinioni publik!

Shkruar nga Pamfleti

Pezullimi i marrëveshjes Rama-Meloni, Kikia: Kushtetuesja mund të

Gazetari Mentor Kikia duke komentuar pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes me Italinë për emigrantët nga Gjykata Kushtetuese, u shpreh se çështja ka dy dimensione, atë të Kushtetutshmërisë dhe dimensionin qytetar.

I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, Kikia shtoi se shumica e qytetarëve që reaguan ndaj këtij rasti nuk kishin parasysh nëse marrëveshja ishte kushtetuese, por u shqetësuan sepse nuk ishin të qartë për atë që do ndodhte. Sipas tij vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të jetë influencuar dhe nga opinioni publik.

Çështja e emigrantëve ka dy dimensione, atë të Kushtetutshmërisë, e cila u intereson njerëzve që merren me ruajtjen e zbatimit të saj dhe dimensioni qytetar. Shumica e qytetarëve që reaguan ndaj këtij rasti nuk kishin parasysh nëse marrëveshja ishte kushtetuese, por u shqetësuan sepse nuk ishin të qartë për atë që do ndodhte.

Vendimi i GJK mund të jetë influencuar dhe nga opinioni publik dhe duke qenë se u pezullua besoj se mund të shkohet drejt bllokimit të marrëveshjes, pavarësisht vullnetit të Parlamentit për ta votuar”, u shpreh ai mes të tjerash.

kikia pakti emigrantët

Lini një Përgjigje