
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirë, Tedi Blushi ka reaguar për ndalimin e gazetarit Elton Qyno nga SPAK ku iu kërkua të tregonte burimin e informacionit.
Sipas tij bllokimi i Qynos është një precedent shumë i rrezikshëm dhe cënon lirinë e fjalës dhe pavarësinë e medias.
“Shtrëngimi për publikimin e burimit, shoqërimi për mbi 10 orë në mjediset e SPAK dhe kontrolli i banesës së gazetarit Elton Qyno, i cili nuk ka kryer asnjë vepër penale, është një precedent shumë i rrezikshëm, cënim flagrant i lirisë së fjalës dhe pavarësisë së medias!
Drejtësi të re me standardet e hetuesisë së diktaturës nuk mund të ketë!
Solidaritet me gazetarin Qyno, familjen e tij dhe të gjithë komunitetin e gazetarëve!”, tha Blushi.
Lini një Përgjigje