TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Dhjetor 2023, 09:00

“T’i nis 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës”/ Artan Hoxha tregon a po hetohet këngëtarja nga SPAK

Shkruar nga Pamfleti
“T’i nis 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës”/
Elvana Gjata dhe Ervin Mata

Gazetari Artan Hoxha tha se nuk ka ende një vendim zyrtar nga SPAK nëse këngëtarja Elvana Gjata po hetohet, pas publikimit të përgjimeve mes Erzen Breçanit dhe Ervin Matës.

Hoxha tha se këngëtarja për shumë kohë ka qenë në lidhje dashurie me Ervin Matën, i cili tashmë tha se është shpallur në kërkim.

Këta bosat e krimit qëndrojnë shumë afër yjeve të shoubizit. Një pjesë e yjeve të shoubizit bëjnë një jetë shumë luks, përdorin mjete të një vlere shumë të madhe, ndjekin një stil jete veshje që ka një kosto të jashtëzakonshme. Elvana Gjata ka qenë për disa vite e dashura e Ervin Matës, një person i shpallur në kërkim. Është akuzuar për lëvizje të një sasie shumë të madhe të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, SPAK-u pretendon që një pjesë të parave që ai i sillte në Shqipëri i kalonte nëpërmjet llogarive, sepse del një rast një përgjim. Është hetim…” tha Hoxha në Pressing, duke treguar se ende nuk ka vendim të gjykatës për këtë rast.

Elvana nuk është marrë nën akuzë. Gjatë hetimit ka rezultuar që një sasi prej gjysmë milioni euro do të transferohej nga jashtë Shqipërisë në Shqipëri nëpërmjet llogarisë së Elvana Gjatës, nga i dashuri i vet. Duhet hetuar, a është bërë transferta, a kanë ardhur paratë, kush i ka marrë paratë dhe nga kanë ardhur paratë”, deklaroi ai.

Lini një Përgjigje