
Avokati Genc Gjokutaj deklaroi se kërkesa e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës, vërteton se prokuroria e posaçme ka qenë në dijeni për shkelje e kryera që në masën e parë.
Në një intervistë për “Syri Tv”, si avokat i çështjes, Gjokutaj u shpreh se gjithë procesi është nisur në paligjshmëri dhe çdo procedurë tjetër e vendosur mbi këtë procedurë të pavlefshme, sjell si pasojë pavlefshmërinë e tyre të mëtejshëm.
“Kjo kërkesë drejtuar drejtuar Parlamentit vërteton edhe njëherë katër-cipërisht që SPAK ka qenë koshient herën e parë për shkeljen që ka kryer, për mosmarrjen e autorizimit nga ana e Parlamentit, për masat që janë marrë më përpara.
Sigurisht që po të lexohet në ligjëratë të drejtë është gramatikisht e qartë, thuhet që: Kur ndaj një deputeti duhet të caktohet masa e sigurimit, të arrestit me burg, ose në shtëpi, heqje e lirisë në çfarëdo lloj forme, kontroll i banesës, etj etj, prokurori kërkon autorizim nga Kuvendi.
Pra nuk është arsyetimi i SPAK dhe GJKKO në rastin e parë që vetëm arresti me burg ose arresti në shtëpi janë kufizim lirie, por ka dhe forma të tjera të tjera të kufizimit të lirisë siç është detyrimi për paraqitje apo ndalimi i daljes jashtë vendi. SPAK ka kërkuar autorizim nga Kuvendi, në kushtet e mosdhënies së autorizimit SPAK nuk mund të veprojë por dhe nëse do e marrë autorizimin kjo procedurë do kalojë në gjykatë.
Vetëm një gjë duhet të dini, të zëvendësosh një masë të pavlefshme, sepse është një masë shtrënguese e cila detyronte SPAK-un në atë kohë për të shkuar në Kuvend, ta zëvendësosh me një masë tjetër nëpërmjet kalimit të Kuvendit... Imagjinoni nuk mund të lindë një gjendje e ligjshme kur masa e cila duhet të zëvendësohet sipas arsyetimit të SPAK është e pavlefshme. Pra çdo kufizë, thotë matematika, që është zero që është vendim i shkallës parë, i shumëzuar me çdo lloj shifre tjetër, prodhon zero. Pra i gjithë ky proces që ka nisur në pavlefshmëri absolute të masës së sigurimit dhe vendimeve që kanë caktuar atë dhe çdo procedurë tjetër e vendosur mbi këtë procedurë të pavlefshme, sjell si pasojë pavlefshmërinë e këtyre tentativave juridiko-politike të SPAK për të rënduar pozitën e Berishës”, tha ai.
Lini një Përgjigje