TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2023, 20:16

GJKKO la në burg Malltezin, avokati: Po cenohet parimi i sigurisë juridike, s’mund ta akuzosh një trashëgimtar të ligjshëm

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO la në burg Malltezin, avokati: Po cenohet parimi i sigurisë

Pas vendimit të GJKKO-së për të lënë në fuqi masën arrest me burg për Jamarbër Malltezin, avokati i tij, Klodian Skënderi foli për mediat jashtë sallë së gjyqit, ku deklaroi se po cenohet parimi i sigurisë juridike.

Ai hodhi poshtë të gjitha akuzat e ngritura nga organi i akuzës, teksa shtoi se klineti i tij nuk ka kryer asnjë nga veprat penale për të cilat akuzohet, teksa shtoi se Malltezi thjeshtë ka shfrytëzuar truallin që i është trashëguar nga familja

Qëndrimi jonë është se nuk ka vepër penale. Nuk mundet të aludohet me anë të ligjeve dhe VKM-së që nuk janë kundërshtuar në kohë. Kemi qëndrim mohues ndaj akuzave. Për aq sa kemi parë të akuzosh dikë sepse është një trashëgimtar i ligjshme i një familje të mirënjohur tiranase siç është Begeja, është shumë e guximshëm, standardi i provueshmërisë është i ulët. Me këto aludime po cenohet parimi i sigurisë juridike’, tha avokati.

Kujtojmë se pak minuta më parë gjyqtarja Irena Gjoka nuk i ka ndryshuar masat e sigurisë, duke lënë në burg dhëndrin e Berishës dhe në detyrim paraqitje biznesmenin Fatmir Bektashi. 

malltezi gjkko avokati

Lini një Përgjigje