TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2023, 19:26

Malltezi dhe Fatmir Bektashi përballen me gjykatën, refuzohet shtyrja e seancës për nesër

Shkruar nga Pamfleti
Malltezi dhe Fatmir Bektashi përballen me gjykatën, refuzohet shtyrja
Malltezi në gjykatë

Avokatët kërkuan që seanca të shtyhet për nesër, por gjyqtarja e ka refuzuar dhe në orën 18.00 ka nisur seanca.

Jamarbër Mlltezi dhe Fatmir Bektashi kanë dalë para gjykatës për tu njohur me masat e sigurisë lidhur me aferën e kompleksit “Partizani”.

Dhëndri i ish-kryemisnitrit Berish është nën masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa ndërtuesi Fatmir Bektashi po hetohet në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Seanca për ta ishte njoftuar në orën 13.30, por avokatët kërkuan kohë që të njiheshin me dosjen dhe u shty seanca me 2 orë. Më pas u kërkua sërish kohë dhe gjyqtarja Irena Gjoka vendosi që të mbahej seanca në orën 18.00.

Sipas burimeve, avokatët e të dy të akuzuarve sërish kanë kërkuar kohë, duke pretenduar se dosja është shumë voluminoze dhe ata nuk mund ta përgatisnin dot mbrojtjen. Ata kërkuan që seanca të shtyhet për nesër. Por gjyqtarja e ka refuzuar dhe në orën 18.00 ka nisur seanca.

Sipas burimeve, avokatët po kundërshtojnë hetimet e prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai dhe kërkojnë liri për klientët. Seanca po vijon dhe në fund do të shohim nëse Irena Gjoka do i qëndrojë vendimit që ka dhënë kur SPAK i dërgoi kërkesat për arrestimin e Malltezit dhe vendosjen e “detyrimit të paraqitjes” për Bektashin. Para së njëjtës gjyqtare do të dalë nesër Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion.

Sipas SPAK, Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Berishën, pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta si më poshtë: Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga Malltezi.

Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë Malltezi.

Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi J. M. në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Shtetasi J. M. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. B., ka konsumuar veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, (përfitim i paligjshëm) duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi në veprimtari në ekonomike”, shprehet SPAK.

Ndërsa Fatmir Bektashi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me Malltezin për arritjen e qëllimit, i cili ka qene shfrytëzimi i territoreve sportive për kryerje ndërtimesh. Nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. i ka siguruar shtetasit Jamarbër Malltezi dhënien e përfitimeve të paligjshme në shumën totale 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Gjithashtu shtetasi F. B., dyshohet se ka konsumuar edhe vepren penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal në bashkëpunim me shtetasin J. M., pasi ka mundësuar nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. realizimin e fshehjes së origjines së vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të shtetasit J. M., duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi”, shprehet SPAK.

Lini një Përgjigje