Ka nisur seanca gjyqësore në ngarkim të Jamarbër Malltezit. Dhëndri i Sali Berishës do të njihet sot me masën e sigurisë, por seanca është shtyrë dy herë.
Gjykata njoftoi mbajtjen e seancës në orën 13.30, por avokatët kërkuan 2 orë kohë që të njihen me dosjen dhe gjykata pranoi. Më pas ata kërkuan sërish kohë shtesë dhe u vendos ora 18.00 për rinisjen e procesit.
Malltezi është nën akuzë për korrupsion aktiv dhe pastrim parash lidhur me privatizimin e kompleksit “Partizani”. Ai u arrestua të shtunën dhe sot do të njihet zyrtarisht me masën e sigurisë.
Lini një Përgjigje