TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2023, 19:34

Akuzat e SPAK ndaj Berishës, Nazarko: U thye miti i paprekshmërisë, kjo është beteja e tij e fundit!

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat e SPAK ndaj Berishës, Nazarko: U thye miti i

GJKKO vendosi të martën, ora 14:00,  të marrë në pyetje Sali Berishën në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Në një intervistë për “AbcNews”, analisti Mentor Nazarko deklaroi se duket që kjo është beteja e fundit e Sali Berishës. Ai shtoi se me këtë lëvizje nga SPAK është thyer miti i paprekshmërisë.

Probabiliteti është I lartë që të ndodhi kjo, që t’i përgjigjemi me “po” pyetjes suaj, që është beteja e fundit, sepse është një betejë që do ta zhvillojë njëkohësisht në dy fronte, juridik dhe politike. Duket që partia nuk e ndjek, të paktën nga raportimet e deritanishme dhe duket se do jetë një betejë që do t’i marrë shumë kohë dhe, do jetë e gjatë dhe besohet se do jetë e fundit. U thye miti i paprekshmërisë dhe i fuqisë së tij absolute  përballë shtetit”, tha ai.

gjkko nazarko

Lini një Përgjigje