
Analisti Frrok Çupi duke komentuar thirrjen e Sali Berishës nga GJKKO, deklaroi se ish-kryeministri është tashmë një ‘peshk ndërkombëtar’.
Në një intervistë për ‘Abc news’, Çupi shtoi kjo çështje ndaj Berishës u kërkua nga SHBA dhe partnerët ndërkombëtarë.
“Ajo parti është ndërtuar pak nga pak siç ndërtoi pushtetin e tij përmes dhunës, vrasjes dhe vjedhjes. Ai u ka prishur karrierën, jetën, i ka çuar në vrasje të gjithë. Pak nga pak në PD, nuk kishte më nga ata njerëz për të cilën kishte aspirata. Por u ndërtua me servilë e huliganë. Në PD nuk mbetën njerëzit, normale, nuk ka pasur asnjëherë një fatkeqësi kaq të madhe sa kur vendi është djegur dhe kanë votuar atë që e ka djegur vendin. Berisha ka shumë beteja sa edhe po të kishte 200 vjet jetë nuk do t’i mjaftonin për të qëndruar në burgje, pasi ka dhunën, vrasjen, Gërdecin etj. Nëse kemi thënë se SPAK duhet të kapë peshkun e madh, Sali Berisha është peshk ndërkombëtar. Të mos harrojmë që fuqitë e mëdha, kërkojnë patjetër shpagim për të këqijat që ka bërë”, tha ndër të tjera Çupi.
Lini një Përgjigje