
Kandidati fitues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës Fredi Bleri është lënë nën masën “arrest me burg” nga GJKKO.
Në një prononcim për mediat, avokati i tij ka deklaruar se nesër do të ushtrojnë të drejtën e ankimimit.
Sipas avokatit, Fredi Beleri ka kërkuar drejtësi nga gjykata dhe se nuk i ka pranuar akuzat që janë ngritur në drejtim të tij.
“U la vendimi që dha Gjykata e Vlorës, u lejua vazhdimi i arrestit me burg. Ne patëm pretendimet tona, Fredi Beleri kërkoi vetëm drejtësi nga gjykata duke mos e pranuar dyshimin që është ngritur për të. Nesër, sipas vendimit që u dha, do të ushtrojmë të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit. Ato që kemi deklaruar gjatë gjithë kësaj kohe, ne pretendojmë se nuk ka dyshim të arsyeshëm dhe nuk duhet vendosur masë sigurie për të dy shtetasit. Lexuan ato që kanë lexuar prokurorët e Vlorës. Nuk është takuar asnjëherë me të inflitruarin”, theksoi avokati.
Lini një Përgjigje