TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2023, 15:24

Nuk pinë ujë presionet e Athinës, GJKKO lë në burg Fredi Belerin

Shkruar nga Pamfleti

Nuk pinë ujë presionet e Athinës, GJKKO lë në burg

Greqia e ka bërë të madhe arrestimin e tij, madje duke kërcënuar dhe anatemuar autoritet tona. Po ashtu sot Nikos Dendias e ngriti si çështje në Bruksel dhe pati një bisedë me ministren Olta Xhaçka.  Por Gjykata e Posaçme nuk është ndikuar...

Presionet e Athinës për të nxjerrë nga qelia Fredi Belerin, nuk kanë pirë ujë. Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për kandidatin fitues të opozitës në Himarë, i cili u kap para zgjedhjeve duke blerë vota.

Arrestimi i Belerit u bë nga prokuroria e Vlorës, por dosja u transferua tek SPAK, duke qenë se Prokuroria e Posaçme i ka kompetencë krimet zgjedhore. Beleri doli sot para Gjykatës së Posaçme për një masë të re sigurie dhe gjykata nuk është tundur, por e ka lënë atë në burg, ndonëse Athina kërcënon përditë. Po ashtu në burg u la dhe Pandeli Kokaveshi, bashkëpunëtori i Belerit në blerjen e votave.

Greqia e ka bërë të madhe arrestimin e tij, madje duke kërcënuar dhe anatemuar autoritet tona. Po ashtu sot Nikos Dendias e ngriti si çështje në Bruksel dhe pati një bisedë me ministren Olta Xhaçka.  Por Gjykata e Posaçme nuk është ndikuar nga të tilla ndërhyrje dhe ka vendosur që Beleri, si shumë të tjerë të ndalur për blerje votash, të qëndrojë në qeli.

Më 8 maj 2023, 6 ditë para zgjedhjeve, policia e Vlorës dërgoi në prokurori dosjen me informacione se disa shtetas në Himarë përfshirë Fredi Belerin dhe 6 të tjerë merreshin me shitblerje votash. Shumat që ofroheshin për votën e qytetarëve sipas policisë, ishin nga 50 në 200 euro, bashkë me premtimin për tu përfshirë në skemat e përfitimit të shtetësisë greke dhe pensionit në shtetin grek.

Në dosje thuhet se në Prokurorinë e Vlorës është paraqitur banori i Himarës me iniciale A.R, i cili ka pohuar se nga Fredi Beleri, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” si dhe persona të tjerë të shtabit elektoral, i ishin ofruar shuma monetare për blerjen e votave. Shtetasi A.R ka deklaruar se ishte i gatshëm të kryente veprime simuluese dhe atë ditë ka lidhur marrëveshjen e bashkëpunimit me prokurorinë. Atë ditë ai, është takuar në zonën e Potamit në Himarë me Fredi Belerin, ku kanë rënë dakord që A.R të mblidhte emrat e personave që do të votonin pro dhe listën t`ia dorëzonte kandidatit të siglës “Bashkë Fitojmë”.

Bashkëpunëtori i hetimit ka shkuar në zyrën elektorale të Fredi Belerit në Himarë dhe ka lënë listën e votuesve. A.R flet me Belerin i cili thotë se do të verifikojë listën dhe do të komunikonin sërish bashkë. Disa orë më vonë Fredi Beleri është takuar me bashkëpunëtorin e prokurorisë.

Në këtë bisedë ky shtetas i ka premtuar A.R se do ta paguante shumën 50 euro për person dhe 300 euro për shtetasin A.R nëse Fredi Beleri bindej sipas verifikimeve që do të kryente se vota ishte hedhur pro tij. Në klëtë bisedë Alfred Beleri i premton shtetasit A.R se shumën monetare do t`ja jepte në darkë ose të nesërmen në mëngjes”, thuhet në dosje.

beleri athina

Lini një Përgjigje