
GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Fredi Belerit, i akuzuar nga SPAK për korrupsion zgjedhor. Gjyqi ndaj Belerit në GJKKO do të zhvillohet me proces të zakonshëm.
Avokati i Fredi Belerit në një komunikim për mediat u shpreh se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, po mbahet në burg politikisht dhe pa asnjë provë që vërteton fajësinë e tij.
““Fredi Beleri tha se po qëndron në burg politikisht dhe pa asnjë provë, pasi nuk ka pasur asnjë kontakt që nga data 6 edhe deri në ditën që është arrestuar me të infiltruarin. SPAK vazhdon të shprehet se akuzat e ngritura ndaj Belerit janë të vërtetuara. Ne do i kontestojmë këtë punë kemi, seanca tjetër është ditën e hënë. Argumenti ishte se kanë përfunduar hetimet dhe s’ka rrezik më për marrjen e provave dhe s’ka pse të ndiqet më në gjendje arresti në burg, kur gjyqi do vazhdojë gjatë. Ne i jemi drejtuar edhe GJykatës së Lartë pastaj sa të marrim përgjigje do shkojmë dhe në Gjykatën Kushtetuese, më pas më tej, tha avokati i Belerit në një prononcim për gazetarët pas përfundimit të seancës”, u shpreh ai.
Ai shtoi gjithashtu se gjyqi do të zgjasë dhe se për këtë arsye nuk ka përse Beleri të mbahet në burg. Më tej tha se nuk kishte asnjë pritshmëri që ditën e sotme në këtë seancë të kishte të tjera rezultate.
Kujtojmë se Fredi Beleri akuzohet nga SPAK për korrupsion zgjedhor. Ai ndodhet në paraburgim që prej datës 12 Maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale i arrestuar me akuzën e blerjes së votave tek i infiltruari i policisë.
Nga hetimet e kryera nga SPAK rezulton se Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat. Vetë shtetasit Arsen Rama, Beleri i ka premtuar si shpërblim për shërbimin që do të kryente shumën 300 euro.
Lini një Përgjigje