
Prej mesditës, në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca paraprake për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Himarës, në akuzë për blerje votash. Gjykata pritet të vendosë sot nëse do e kalojë për gjykim çështjen, nëse do i kërkojë SPAK të thellojë hetimet apo nëse do e pushojë.
Në një intervitë për “Report tv”, Avokati Spartak Ngjela është shprehur i bindur se lidhur me rastin, kemi të bëjmë me një çështje penale.
Ai shtoi se Beleri do të dënohet, pasi sipas tij është kapur në flagrancë me shitblerje votash.
“Do të dënohet patjetër. Është kapur në flagrancë. Nga flagranca nuk ka shpëtim askush me shitblerje votesh. Ka fituar me 20 vota. Është një njeri i rrezikshëm me veprimtari antishqipare të tmerrshme. Lëri të paguarit që lëshojnë grekët poshtë e përpjetë. Ka blerë vota. Si mund të jetë kryetar bashkie ai. Vetëm injorantët e konsiderojnë kryetar bashkie. Ka marrë fund kjo”, thotë Ngjela.
Lini një Përgjigje