TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shtator 2023, 16:11

“Kanë bërë padi kundër meje”, Artan Hoxha zbulon skandalin: Si grekët duan të kapin grupin e censusit të popullsisë përmes Belerit

Shkruar nga Pamfleti

“Kanë bërë padi kundër meje”, Artan Hoxha zbulon

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar një skandal që po ndodh në Himarë dhe në bashkitë e drejtuar nga minoriteti grek. Duke qenë se do të nisë censusi i popullsie, Hoxha ka deklaruar se ata po tentojnë të kapin grupet se anketimit dhe të manipulojnë shifrat e minoritarëve në këtë zonë.

Hoxha tha se kryebashkiakët kanë për detyrë të ngrenë dhe menaxhojnë grupet e punës për censusin që do të nisë pas disa ditësh, ndaj dhe duan Belerin në Himarë. Greqia e pretendon Himarën dhe fshatrat rreth saj si zona minoritare, megjithëse ky pretendim nuk mbështetet në asnjë fakt apo dokument historik. Nndëkrohë në një emision ai ka zbuluar se organizata OMONIA e ka paditur në gjykatë.

I kanë çuar një letër kolegëve të mi në redaksi dhe u kanë thënë mos bini pre të informacioneve të këtij gazetari. Se ata mendojnë se ia kam bërë unë me informacionet që kam nxjerrë. Kryetarët e bashkive kanë ngritur grupet e punës dhe po kontrollojnë grupet e punës në censin që po bëhet tani. Dhe nëse do ishte, Beleri do kishte censin në dorë për Bashkinë e Himarës.

Te censi për Bashkinë Finiq dhe Dropull e kanë caktuar vetë grupin e punës dhe i kanë thënë personelit shqiptar mos u afroni fare këtu. Unë kam një çështje direkte me “Omonian” dhe Belerin, një padi, në fillim më thanë se më kanë bërë padi në SPAK por nuk më kanë thirrur deri tani.

Gjithë ideja është që t’u mbyllin gojën gazetarëve në Shqipëri që të mbulojnë të vërtetën”, tha ai.

Lini një Përgjigje