TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shtator 2023, 13:16

Dhuna barbare ndaj kushërinjve Maja, Rrajat kërkojnë lirinë në Apel

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna barbare ndaj kushërinjve Maja, Rrajat kërkojnë lirinë

Andi Rraja, një nga të arrestuarit për dhunën ndaj kushërinjve Maja ka kërkuar masë më të lehtë sigurie në gjykatën e Apelit.

Shkak për dhunën ndaj Majave është bërë denoncimi në polici prej tyre për shpërthimet në gurore, në pronësi të Përparim Rrajës, vëllait të ish-deputetit socialist Rrahman Rrajës. Ata kanë deklaruar në komisariat se u janë dëmtuar banesat për shkak të këtyre shpërthimeve.

Pas denoncimit, një grup i madh burrash, shumica anëtarë të fisit Rraja, kanë dhunuar me shkopa bejsbolli, grushte e shkelma dy kushërinjtë Maja.

Ngjarja u zbardh pasi në media qarkulloi video e dhunës e filmuar nga vetë dhunuesit. Ata sapo zbresin nga 3 makina, futen në lokal dhe nisin e godasin me shkop bejzbolli dhe shkelma dy kushërinjtë. Madje, Xhelal Rraja, vëllai tjetër i ish-deputetit mban në dorë dhe një pistoletë. Për këtë ngjarje janë vënë në pranga 4 persona ndërsa të tjerët janë ende në kërkim.

Gjyqi ndaj Rrajave me 9 korrik pas ngjarjes

Organi i akuzës me 9 Korrik 2023 la në arrest me burg Ineidi Rrajën, Eni Kullajn dhe Andi Rrajën, të cilët u përfshinë në dhunën barbare ndaj 2 kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja

Kujtim Përadaku, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja i cili akuzohet për moskallëzim krimi u la nën masën “detyrim paraqitje”.

Sipas pretendimeve të tyre, 2 prej personave të ndaluar, konkretisht Eni Kullaj dhe Kujtim Përdaku, kanë mohuar kategorikisht që të kenë ushtruar aktet e dhunës.

Ata kanë pranuar që të kenë qenë në lokal me anëtarët e grupit Rraja, por kanë mohuar që të kenë lidhje me ushtrimin e dhunës, pasi sipas tyre, ata nuk janë shfaqur duke ushtruar dhunë ndaj 2 kushërinjve Maja.

Ende nuk ka një informacion të saktë se çfarë kanë pretenduar Ineidi Rraja dhe Andi Rraja, familjarë të ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Ky i fundit pas publikimit të pamjeve filmike dhe nisjen e hetimeve të personave të tij të afërt për dhunë barabare ndaj 2 kushërinjve Maja, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit ditën e djeshme.

dhuna barbare ndaj kushërinjve maja rrajat

Lini një Përgjigje