TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2024, 13:33

GJKKO "amniston" ish-shefin e Operacionales Oltion Bistri, heq nga sekuestro 5 pasuri të tij

Shkruar nga Pamfleti
GJKKO "amniston" ish-shefin e Operacionales Oltion Bistri, heq nga
Oltion Bistri

Gjykata e Posaçme u ka hequr sekuestron disa pronave të bllokuara për llogari të Oltion Bistrit.

Mësohet se çështja ishte dorëzuar nga avokati Dhimitër Muslia që përfaqësonte shoqërinë Arlis Shpk.

Bëhet fjalë për dy apartamente dhe tre dyqane.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka sekuestruar në maj të këtij viti pasuritë e ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri dhe familjarëve të tij. Oltion Bistri është marrë i pandehur në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’, ku zbërthimi i aplikacioneve Encro Chat dhe SKY ECC zbuloi rrjetin e anëtarëve të grupit kriminal, ku përfshihej edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka e ish-prokurori Xhevahir Lita.

Në total, pasurisë që i është sekuestruar Bistrit dhe familjarëve të tij kap vlerën 3.091.519 Euro. Bëhet fjalë për 22 dyqane e 10 apartamente të gjitha me vendndodhje në Tiranë. Po ashtu Bistrit i është sekuestruar një vilë luksozë në rezidencën 'Green Valley' në Tiranë me pamje nga Parku i Madh i Liqenit.

Po ashtu është sekuestruar një truall me sipërfaqe 200 m2 në rrugën e ‘Kosovarëve’ në Tiranë, garazh me sipërfaqe 87.8 m2 në Selitë dhe një ‘Range Rover Sport’, vit prodhimi 2012.

 

Lini një Përgjigje