Duke qenë se kreu i PD-së, Sali Berisha nuk ishte prezent në protestë, dyshohet se direktivat i jep nga arresti shtëpiak me anë të telefonit.
Protesta e sotme e PD-së, ndryshe nga herët e tjera, në shumë raste u panë momente konfuzioni , ku as protestuesit por edhe drejtuesit e PD-së, Flamur Noka, Gazment Bardhi nuk ishin të qartë për hapat e radhës.
Pas çdo përplasje, si në godinën e Kryeministrisë, në selinë e PS-së dhe Bashkinë e Tiranës, pati disa intervale pauzash, ku drejtuesit e PD-së shiheni gjatë gjithë kohës në telefon. Dukej sikur dikush i orientonte se ku duhet të shkonin më pas dhe se çfarë duhet të bënin.
Duke qenë se kreu i PD-së, Sali Berisha nuk ishte prezent në protestë, dyshohet se direktivat i jep nga arresti shtëpiak me anë të telefonit.
Pasi hodhën molotovë në Kryeministri, Selinë e PS-së, Ministrinë e Brendshme dhe Bashkinë e Tiranës, drejtuesit e PD-së ndaluan për më shumë se 10 minuta duke pritur mesazhin e radhës të Berishës. Madje në një moment, Flamur Nokës i vjen në mesazh në telefon dhe ky i fundit mbledh më pas Klevis Ballin, Belind Këlliçin, Gazment Bardhin dhe Luçiano Boçin e ju tregon SMS me direktiva.
Me të marrë mesazhin ata vijuan sërish lëvizjen dhe zhvendosën protestën në drejtim të Kuvendit. Mosbindja civile duket se ka përkufizim të ndryshëm për shumëkënd. Për Berishëndo të thotë të drejtosh të tjerët nga kolltuku i banesës./Pamfleti
Lini një Përgjigje