TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2024, 20:00

Deputetët e PD “të përgatitur”, me maska me vete në protestë

Shkruar nga Pamfleti

Deputetët e PD “të përgatitur”, me maska me vete

Deputetët e PD kanë marrë masat për gazin lotsjellës, teksa kanë shkuar në protestë me maska me vete. 

Deputetët e PD “të përgatitur”, me maska me vete

Prej orës 18:30 vijon protesta kombëtare e opozitës, të cilën kryetari i PD-së e quajti fillimi i mosbindjes civile deri në krijimin e qeverisë teknike dhe shkuarja drejt zgjedhjeve me qeveri teknike dhe pa Edi Ramën kryeministër.

Në fillim protestuesit u ndalën tek kryeministria, ku hodhën disa molotovë dhe tymuese dhe në një moment u përplasën me policinë.

Më pas turma e protestuesve e drejtuar nga deputetët demokratë marshuan drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit' për të vijuar dret godinave të ministrisë, ku ndodhet dhe selia e PS-së. 

Protestuesit kanë hedhur dhjetra molotovë drejt selisë së PS-së, duke rrezikuar dhe jetën e policëve. Kjo e fundit ndërhyri duke hedhur gaz lotsjellës.

Më pas protestuesit iu drejtuan godinës së ministrisë së Brendshme ku hodhën molotovë, duke rrezikuar edhe këtu jetën e policëve. 

Lini një Përgjigje