TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shkurt 2026, 10:15

“Gërdeci”, ish-ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka

Shkruar nga Pamfleti
“Gërdeci”, ish-ministri Fatmir Mediu kërkon
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi në themel i dosjes “Gërdeci”, ku ai është i pandehur.

Kërkesa është depozituar përmes ekipit të tij mbrojtës, i cili i referohet një vendimmarrjeje të Gjykatës së Lartë të muajit korrik 2025. Sipas avokatit të Mediut, ky vendim sanksionon se një gjyqtar që ka marrë pjesë në fazën paraprake të procedimit penal nuk mund të jetë pjesë e trupit gjykues në shqyrtimin e themelit të çështjes, përveç rasteve kur çështja zhvillohet me gjykim të shkurtuar.

Mbrojtja argumenton se në rastin konkret procesi ndaj ish-ministrit po zhvillohet me procedurë të zakonshme, çka, sipas saj, krijon papajtueshmëri ligjore për vijimin e gjykimit nga e njëjta gjyqtare.

Kërkesa për përjashtim pritet të shqyrtohet nga trupa kompetente gjyqësore, e cila do të vendosë nëse pretendimet e paraqitura nga pala mbrojtëse janë të bazuara dhe nëse do të ketë ndryshim në përbërjen e trupit gjykues.

gerdeci fatmir mediu perjashtimin e irena gjokes

Lini një Përgjigje