TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2025, 21:42

Gazetarja zbulon emrat e katër kryebashkiakëve të PS-së që do të lënë mandatin për tu bërë pjesë e garës për deputet!

Shkruar nga Pamfleti

Gazetarja zbulon emrat e katër kryebashkiakëve të PS-së

Kur na ndajnë thuajse dy muaj nga zgjedhjet e 11 majit, ethet e listave të partive politike kanë nisur. Të gjithë shpresojnë ta shohin veten në lista të sigurta, ndërsa kryetarët e partive Rama dhe Berisha kanë dhënë mesazhe të forta për personat që do të kandidojnë për deputetë.

Gazetarja e Esiona Konomi e ftuar këtë mbrëmje në emisionin ‘Top Story’ në Top Channel zbuloi katër emrat e kryebashkiakëve të PS, që pritet të lënë mandatin e kryetarit të bashkisë për të garuar në zgjedhje për deputetë.

Sipas saj, ata janë Tërmet Peçi, Majlinda Bufi, Ervin Demo dhe Agron Malaj.

“Katër kryetar bashkie do të lënë mandatin për të garuar për deputetë, ata janë kryetari i bashkisë Berati, Matit, Tepelenës dhe Rroskaveci”, tha Konomi.

Lini një Përgjigje