
Analisti Andi Bushti ka braktisur studion e emisionit “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi.
Bushati ka qenë duke folur mbi përgjimin që SPAK i ka bërë Gjykatës Kushtetuese, por gjatë fjalës së tij kanë ndërhyrë gazetaret Klodiana Lala dhe Ola Xama.
Por ndërprerjet që ato i bënë nuk i pëlqyen Bushatit, i cili pasi goditi tavolinën, u çua dhe u largu, duke mos kursyer dhe fjalët.
“Me kor histerik nuk flas dot. Ik ore pirdhu ik...”, tha ai.
Bushati: Kur ka filluar përgjimi e kishte marrë vendimin. Ky vendim u vonua të zbardhet
Lala: Nuk thotë këtë SPAK-u.
Bushati: Ky është argumenti publik.
Xama: Atë argumentim kanë te vendimi....
Bushati: Do më lësh ta mbaroj apo ta dhjes... (Bushati çohet dhe largohet).
Rakipi: Bushat...
Bushati: Me kor histerik nuk flas dot.
Rakipi: O Bushat...
Bushati: Ik ore pirdhu ik...
Rakipi: Publicitet të lutem!
Lini një Përgjigje