
Prokuroria e Posaçme SPAK ka përgjuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Pak ditë më parë, kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani tha se asnjë anëtar i Gjykatës Kushtetuese nuk është nën hetim apo përgjim.
Duke folur për këtë temë, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se ligji parashikon përgjime deri në tre muaj. Sipas tij, përgjigja e Dumanit ka qenë e qartë dhe korrekte. Më tej ai tregoi edhe mënyrën se si SPAK operon para se të nisë hetim për dikë.
“Përgjigje e saktë dhe korrekte e Dumanit. Kallëzimi nuk ka ardhur nga anëtar i GJK dhe e dyta nuk kemi anëtarë të GJK në hetim. Praktika e përgjithshme e SPAK regjistron në raste të caktuara një vepër penale, por nuk vendos persona në hetim fillimisht. Ushtron verifikime, nëse ka fakt penal apo jo dhe me këtë ecën në vazhdimësi. Në ligjin për përgjimet e kemi deri në 3 muaj. Janë edhe dy persona të tjerë, nga ato që kemi parë faksimilet e një dokumenti që duhet të verifikojë SPAK, që duhet të thotë po ky është një procedim.
Nëse ka një procedim të 2025, atëherë lind e drejta jemi përgjuar apo jo. Ka në dispozitë neni për përgjimet, që thotë se nuk mund të jap të dhëna se është sekret. Po a janë zhvilluar zhvillime në kuadrin e përgjimeve ambientale. Përgjimet elektronike janë me vendim gjykate, ambientalet mund t’i bëjë dhe vetë. Këto janë veprime për të kërkuar prova, nëse ka informacion se po intimidohem shantazhohem, atëherë kalojnë menjëherë në gjykatë se do të përbëjë provë nga çfarë do të mblidhet nga ky hetim”, tha Karamuço në emisionin “Real Story”.
Lini një Përgjigje