TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2025, 21:06

PD protestë ditën e Gërdecit/ Kara: Berisha diabolik, guxon të paraqitet sikur është Trump i dytë për ne

Shkruar nga Pamfleti

PD protestë ditën e Gërdecit/ Kara: Berisha diabolik, guxon

Avokati Romeo Kara e cilëson të dënueshme thirrjen e Sali Berishës për të rinjtë gjimnazistë, që të dalin në protestë më 15 mars, kundër mbylljes së Tik Tok.

Në një intervistë për “Tirana Live”, Kara u shpreh se Berisha kërkon të vijë me dhunë në pushtet.

Kam bindje që Berisha është diabolik. Vetëm një diabolik mund të stisë protestë të tillë. E dënueshme t’i drejtohesh kësaj moshe dhe këtij brezi. Ky person i ka humbur kalit të arrogancës së tij. Sa guxon të paraqitet sikur është Trump i dytë për ne, ky guxon, bën paralelizma. Unë mendoj se ky person, njerëzit janë neveritur. Si do dalë ky njeri, të cilit i duhet mbyllur goja gjithë jetën. Ka pafytyrësinë të thotë, ky që i dogji atje në Gërdec. Ky është fajtor deri në kufijtë e imagjinatës”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje