TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2025, 21:21

“U dëmtuan provat”, Karamuço për hetimet e SPAK mbi ‘21 Janarin’: Po faktohet ditë pas dite që armët ishin të shtetit!

Shkruar nga Pamfleti

“U dëmtuan provat”, Karamuço për hetimet e SPAK mbi

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke folur për hetimin e SPAK për çështjen e 21-janarit, deklaroi se ka vështirësi në hetim, për shkak se janë dëmtuar provat.

Ai theksoi se tani kanë nisur të zbardhen disa gjëra të errëta që kanë ndikuar në vendimmarrjet dhe veprimet e asaj kohe.

Po t’i hymë, te ajo çështje janë demtuar prova. Përgjimi duhet të kryqëzohet me të dhëna konkrtere. Sa harë ka debat të fortë politik, kryefjala është 21 janari. Është një peng i madh i politikës, qoftë majtas apo djathtas. Për një nivel personash dhe për disa prej vitkimave janë zhvilluar hetime, këta janë gjykuar, ndërsa për të tjerët nuk dihet se kush është vrasësi. Nuk identifikohet arma. Unë tani dëgjoj nga ish gjyqtarë dhe prokurorë që kanë filluar dhe flasin dhe po zbardhin disa gjëra të errëta që kanë ndikuar në vendimmarjet e tyre dhe veprimet e asaj kohe. Këta, SPAK mund t’i marrë shumë mirë dhe t’i thërrasë”, tha ai për emisionin “Real Story” në ABC News.

Ndër të tjera, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço u shpreh se është faktuar ditë pas dite që armët me të cilat u qëlluan janë të shtetit dhe marrjet në pyetje në vijim kanë qenë shumë të detajuara për të pasur një tablo hetimi të plotësuar.

“Ka lëvizur diçka sepse po faktohet nga dita në ditë që janë armë të shtetit dhe sa milimetra janë, të kujt janë. Po urdhri? Të qëllohet në çfarë rrethanash? Për një viktimë janë marrë masat janë hetuar, po për të tjerët. Ai e ka marrë shumë seriozisht dhe mënyra sesi janë marrë në pyetje është një mënyrë tjetër dhe në detaje për të plotësuar një tablo që hetimi i parë nuk e ka plotësuar”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje